“Duam 100 mijë euro”/ Merret PENG nga shqiptarët 24 vjeçari spanjoll, telefonojnë të DASHURËN e tij!

Pesë shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë spanjolle, pasi akuzohen se kanë marrë peng një person dhe e kanë kërcënuar me jetë.

Mediat e huaja shkruajnë se shqiptarët kishin marrë peng një spanjoll dhe motivi i rrëmbimit ka qenë për larje hesapesh.

Personi në fjalë u kishte borxh autorëve një shumë të madh dhe ata menduan që ato para t’i merrin mbrapsh në këtë mënyrë.

Ata morën peng 24-vjeçarin, ndërsa telefonuan të dashurën e tij duke i thënë se duhet tu jepte 100 mijë euro dhe kishte afat 48 orë, ndryshe do ta vrisnin të dashurin e saj.

Vajza ka bërë denoncimin dhe gjatë operacionit “Fjala”, u arrestun 5 persona, ndërsa u la i lirë 24-vjeçari.

Lajme të tjera |  Abuzim me tenderin 2.2 mln euro! GJKKO pezullon nga detyra kreun e KPP, Jonaid Myzyrin lihet në 'detyrim paraqitje'

Gjatë kontrollit në banesë, hetuesit arritën të arrestonin tre prej autorëve, së bashku me disa thika me të cilat kërcënonin viktimën.

Dy autorë të tjerë u arrestuan pak minuta më vonë pranë shtëpisë, të fshehur në një furgon.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us