Mbi 500 vajza me origjinë shqiptare jetojnë në sot në Dubai, të cilat punojnë si eskorta apo kryejnë prostitucion. Disa prej tyre për tu pasuruar më shpejt, e të tjera për të mbijetuar. Sipas Le Canton 27, aktualisht në Dubai, i cili njihet për luksin e tij jetojnë rreth 3000 shqiptarë, disa prej të cilëve biznesmenë, VIP-a, persona të shpallur në kërkim dhe punonjëset e seksit, të cilat vitet e fundit janë shtuar pasi e shohin Dubain, si qytetin e “mundësive” dhe të pasurimit të shpejtë, por me çfarë kushti?
Shumica e tyre gënjejnë familjet duke u thënë se janë me kontrata të rregullta pune, punojnë në marketing apo ndjekin studimet, por e vërteta është krejt ndryshe. Nuk kane qenë të pakta rastet që atoj kanë rënë pre e dhunës shnjerëzore nga trafikantët apo personat që i paguanin për t’iu ofruar “shërbime”. Ato shprehen se kanë ardhur në Dubai për shkak të kushteve të këqija ekonomike që familjet e tyre kanë në Shqipëri.
Emiratet janë një destinacion kryesor për trafikimin e seksit, ku gratë nga vendet e Jugut Global detyrohen të prostitucionin nga rrjetet e paligjshme. Trafikantët i mbajnë ata në skllavëri seksuale duke përdorur dëshpërimin e tyre financiar, manipulimin dhe detyrimin, duke i nënshtruar kërcënimeve, dhunës dhe duke i futur në kurth në borxhe dërrmuese.
Sipas një raporti të Carnegie Endowment, rritja e prostitucionit në Dubai mund t’i atribuohet disa faktorëve: pabarazitë ekonomike, zbatimi i dobët i ligjit në disa vende, tërheqja që po i bëjnë Emiratet popullsive të ndryshme, duke u hapur dhe rritur çdo ditë e më shumë.