Dueli delikat me Bylisin, Skënder Gega “sms” lojtarëve të tij: Jepni maksimumin, s’po luajmë jashtë Shqipërisë

Partizani do të përballet këtë të shtunë në transfertë me Bylisin për të luajtur ndeshjen e vlefshme për javën e 35-të të Superiores. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Adush Muça”, nis në orën 15:30.

Në prag të këtij dueli ka folur trajneri i të kuqve, Skënder Gega. Tekniku i “Demave”, ka folur për gjendjen e skuadrës, ndërkohë që shprehet në mëdyshje për Herolind Shalën, nëse do të luajë përballë ballshiotëve apo jo.

Gjendja e skuadrës?

Vijmë pas një ndeshje të fortë, siç ishte ajo ndaj Egnatias, ndeshje me ngarkesë nga të gjitha aspektet. Për fat e kaluam me sukses por kishte edhe dëmet e veta. Keko plotësoji 4 kartonë të verdhë, Zeka pësoi një dëmtim, po ashtu edhe Domgjoni. Shpresojmë që Domgjoni të rikuperohet sa më shpejt. Në këtë aspekt ndoshta jemi të detyruar të bëjmë edhe ndonjë ndryshim, ndërsa pjesa tjetër ka punuar gjithë javën shkëlqyeshëm dhe duket që janë të motivuar për të shkuar dhe realizuar atë që ne kërkojmë.

Jemi të fokusuar vetëm te ndeshja në Ballsh. Unë jam vetëm 4 javë këtu. Patjetër që rotacioni do të ishte shumë i mirë nëse do ishin mundësitë dhe të kishim komoditetin qoftë në numër lojtarësh por edhe me pikë. Po mundohem për momentin të vendos njerëzit e duhur dhe të japin atë që unë pres. Nuk është se merrem vetëm me frymën apo moralin, si trajner jam munduar në këtë kohë të shkurtër për të pasur një lloj fiziologjie për aftësitë dhe mundësitë që kemi. E rëndësishme është të japin 100%. Nëse japin 100%  edhe kanë kuptuar çdo gjë që ne punojmë gjatë javës gjërat shkojnë mirë.

Lajme të tjera |  Vëmendja edhe në Kategorinë e Dytë, 4 ekipe zbresin në fushë për “Play-Off”

Eshtë në presion skuadra në këtë moment?

Unë si trajner, por ndoshta edhe si tip nuk jam natyrë që shtoj presion te lojtarët. Pikët janë gjithmonë të pashmangshme. Dëshira kërkesa që do trajneri, klubi, nuk është ky lloj presioni që të ndikoj për keq te lojtarët. Të japin maksimumin, të jenë të qetë luajmë brenda territorit shqiptar, luajmë në një qytet që është pak më larg. Nëse je i përgatitur dhe je fizikisht mirë nuk ka asgjë për të patur dyshime. Nuk kemi presion, por e vlerësojmë jashtëzakonisht këtë ndeshje.

Herolind Shala do të jetë i gatshëm për nesër?

Herolind Shala ka ardhur si okazion. Eshtë një lojtar me eksperiencë unë kam punuar me të. Shala nuk ka ardhur për të shpëtuar Partizanin në këto momente. Thjesht ishte lojtar i lirë, shprehu vet dëshirën. Sigurisht pa klubin s’mund të marrim asnjë lloj hapi dhe çdo gjë ka shkuar OK. Stërvitet çdo ditë, ka mungesë minutazhi, por nga dita që ka firmosur e në vazhdim do jetë pjesë e Partizanit. Nëse vjen një mundësi dhe kemi luksin pse jo. Jo vetëm Shala, por edhe të tjerë që si keni parë më përpara.

Lajme të tjera |  “Rreziku nga Hoxha? Nuk e mendoj të tillë, më ndihmon eksperienca e tij”, Pano Qirko para Bylisit: Të japim 100%

Për Bylis ndeshja është vendimtare për mbijetesën?

Unë besoj se ata kanë pikësynimet e veta. Nuk kam qejf ndoshta edhe të mendoj për ta. Unë jam trajneri i Partizanit jam i fokusuar te objektivat që ka vendosur klubi. Objektivi dhe pikësynimi im është që të marr 100%-in nga secili. Bylis ka objektivat e veta. Patjetër një klub futbolli në momentet e vështira nxjerr edhe rezervat ato që ka, por ne kemi nevojë për vete dhe jemi gati.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us