Dueli me Partizanin, Egnatia pa 3 titullarë

Egnatia do të udhëtojë në Tiranë për të sfiduar Partizanin, duel ky i vlefshëm për javën e 34-të të Superiores. Përballje që do të luhet në “Arenën e Demave” në orën 15:30.

Rrogozhinasit kërkojnë fitoren për të blinduar vendin e parë në klasifikim, ndërsa “demat” synojnë që të blindojnë vendin e 4-të në Final – Four. Për kampionët aktualë nuk do të jetë aspak e lehtë përballë të kuqve, pasi do të kenë edhe disa mungesa të rëndësishme.

Kështu Edlir Tetova nuk do të mund të llogaritë shërbimet e Renato Malotës, Arbenit Xhemajlit dhe Edison Ndrecës. Futbollistë titullarë, mungesa e të cilëve bën me “dhimbje koke” timonierin e rrogozhinasve, i cili duhet të luajë me plani B ndaj kryeqytetasve.

Lajme të tjera |  Nga Seria A zbret në B, zbulohen detajet e operacionit të futbollistit të Kombëtares me klubin italian

Formacioni i mundshëm:

Egnatia: Dajsinani, Alijev, Dylis, Aleksi, Fangaj, Ujka, Fernando, Zejnullai, Lushkja, Kaasa, Bakayoko. Trajner: Edlir Tetova.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us