Dueli ndaj Shqipërisë, Tuchel ka një listë të zgjeruar në mendje

Trajneri i Anglisë, Thomas Tuchel, po analizon karakteristikat e 55 lojtarëve, ndërsa përgatitet të mendoje futbollistët për dy takimet e kualifiueseve të Kupës së Botës 2026. Sfida e parë e “Tre Luanëve” do të jetë ndaj Shqipërisë në stadiumin “Wembley” më 21 Mars.

Shefi ekzekutiv i Federatës Angleze, Mark Bullingham, tha se është i surprizuar me mënyrën se si gjermani po punon përpara dy ndeshjve të tij të para. Bullingham deklaroi se Tuchel po jeton në Londër dhe banesën e ka në “St George’s Park”, duke hedhur poshtë lajmet se 51-vjeçari ka zgjedhur të punojë nga shtëpia në Gjermani.

Ai ka nënshkruar një kontratë 18-mujore deri në Kupën e Botës 2026 në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë.

Lajme të tjera |  Humbja me Interin nuk “kapërdihet”, klubi i Barcelonës merr vendimin DRASTIK para “El Clasico”-s

Bullingham nuk përjashtoi mundësinë që Tuchel të qëndrojë më gjatë se kaq në Londër, e theksoi se ka lënë një “ndikim pozitiv” me metodikën e tij, duke vazhduar punën e bërë nga Southgate.

Trajneri gjerman ka kontaktuar me një numër të madh lojtarësh në përpjekje për të zhvilluar marrëdhëniet me skuadrën e tij, me objektivin e deklaruar për të fituar Kupën e Botës në 2026.

Në Federatën angleze të Futbollit nuk e përjashtojnë mundësinë, që bashkëpunimi me gjermanin të vazhdojë edhe përtej kompeticionit.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us