Dueli për kreun me Vllazninë, Ilir Daja “kryqëzon gishtat” për liderin e ekipit

Dinamo – Vllaznia është një nga supersfidat e javës së 25-të të Superiroes që do të luhet ditën e shtunë në orën 16:30 në “Elbasan Arena”. Një përballje direkte mes skuadrave, të cilat synojnë 3 pikët për kreun e renditjes.

Prej ditësh vazhdojnë intensivisht përgatitjet, me Ilir Dajën që ka vetëm një dyshim. Itodo Mandela ende nuk dihet nëse do të jetë i gatshëm ndaj shkodranëve. Sulmuesi është në “luftë” me kohën për rikuperimin dhe për të do të vendoset vetëm para sfidës.

Trajneri shpreson dhe “kryqëzon gishtat” që Itodo të mund të jetë i gatshëm ndaj kuqebluve, pasi siç dihet është një lider te dinamovitët, ku bashkë me Baton Zabërgjan krijojnë dyshen e frikshme për mbrojtjet kundërshtare. Të dy këtë sezon kanë shënuar 20 gola.

Lajme të tjera |  Marcus Rashford merr vendimin drastik, do transferimin me patjetër në Spanjë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us