Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka folur pas shortit për Final Four.
Presidenti i FSHF-së deklaroi:
Ne duhet ta shijojmë Final Four, duhet të shohim rezultatet e saj dhe pastaj të vazhdojmë për sezonin tjetër çdo gjë gati.
Gjyqtar i huaj? Kjo diskutohet, edhe gjykimi është faktor i rëndësishëm i garës. Gjykimi në Shqipëri është në nivel dhe përgjigjet. Në Final Four do gjykojnë katër gjyqtarët e FIFA-s që kemi. Ai që do gjykojë të parën, nuk do jetë në gjysmëfinalen e dytë. Po nëpërmjet shortit. Sot duhen 7 gjyqtarë, të tjerët do jenë në pozicione të tjera. Ne kemi zgjedhur një nga arbitrat më të mirë të globit, polakun Marçiniak, për të pasur sa më pak aludime për fituesin”, u shpreh presidenti Duka.