Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule, gjatë takimit me shqiptarët në Athinë, u ka bërë thirrje të regjistrohen deri më 4 mars dhe të votojnë me 11 maj.
“Deri më 4 mars regjistrohuni, me vullnetin tuaj, regjistroni familjarët, i bëni kontributin më të madhe vetes, familjes shoqërisë dhe vendit. Fitorja më 11 maj është e garantuar, le ta bëjmë më të madhe, më të gjerë, më bindëse dhe më të fortë”, tha Dula.
Ndër të tjera ai u ndal te marrëdhëniet mes Greqisë dhe Shqipërisë, ku tha se kryeministrit Rama ka shkaktuar “kriza të njëpasnjëshme për interesat e tij”.
Dule: 11 maji nuk është një datë e thjeshtë, është diçka shumë më e madhe, shumë e e lartë dhe shumë më sfiduese. Kemi përballë një sfidë të madhe dhe historike. Ne kemi sfidën tu tregojmë të gjithëve se nuk e meritojmë narkoqeverinë e Edi Ramës. Ne nuk kemi demokraci, kemi autokraci. Dhe nëse do të shikoni me vëmendje, fjalën e nënpresidentit amerikan, ishte njësoj sit ë përshkruante situatën e demokracisë në Shqipëri, kur fliste për kundërshtarë të burgosur.
Marrëdhënie Shqipëri-Greqi, këto 12 vite kanë qenë një spriale krizash të njëpasnjëshme. Kemi një qeveri të personalizuar, që edhe interesat e shenjta të politikës së jashtme nuk heziton ti vërë në shërbim të sektit që drejton.
Është Edi Rama ai që shkakton krizat e njëpasnjëshme për interesat e tij. Ndaj deri më 4 mars regjistrohuni, me vullnetin tuaj, regjistroni familjarët, i bëni kontributin më të madhe vetes, familjes shoqërisë dhe vendit. Fitorja më 11 maj është e garantuar, le ta bëjmë më të madhe, më të gjerë, më bindëse dhe më të fortë.