Dy gabimet taktike të opozitës (së vjetër e të re) që i dhuruan PS-së 8 mandate parlamentare

Nga Eduard Zaloshnja

Tani që rinumërimi i votave përfundoi në dy qarqet më të mëdha të vendit (ku u përcaktuan pothuaj 40% e mandateve parlamentare), mund të bëhet një analizë e efekteve të dy gabimeve taktike të opozitës (së vjetër e të re), të cilat u diskutuan gjerë e gjatë para zgjedhjeve të 11 majit.

Gabimi 1 (i opozitës së vjetër)

Teksa PS-ja i mbushi listat e hapura të kandidatëve me deputetë e politikanë me emër e të sprovuar në beteja zgjedhore, PD-ja i caktoi të sajët në listat e mbylluara, ku shumica dërrmuese e kishte mandatin statistikisht të sigurt, pavarësisht sesi shkonte gara në qarqet e tyre përkatës. Për këtë arsye, ata nuk kishin ndonjë stimul personal konkret për të mbeldhur vota personale në qark.  Ndërkohë, kolegët e tyre socialistë u lëshuan të gjithë në terren, për të grumbulluar vota personale (që çuan ujë në mullirin e përbashkët të PS-së).

Gabimi 2 (i opozitës së re)

Përveç PS-së, PSD-së dhe PD-ASHM-së, u futën këtë rradhë në zgjedhje edhe tetë subjekte të reja elektorale, të cilat ishin në garë të egër si me subjektet e vjetra, edhe me njëra-tjetrën. Dhe pikërisht gara mes tyre i dëmtoi në jo pak qarqe. Në qoftë se ato do të ishin futur në zgjedhje me lista të përbashkëta në çdo qark, me kandidatë të listave të mbyllura që do ta shpallnin publikisht dorëheqjen fill para zgjedhjeve dhe me kandidatët kryesorë në listat e hapura, do të kishin siguruar më shumë mandate se sa morën të përçara.

Lajme të tjera |  E diplomuar për Farmaci tek “Kristali”, kush është Maldrita Bardho që i ‘rrëmbeu’ mandatin e deputetes së PS, Zegjine Çaushit!

Efekti i gabimeve taktike të opozitës (së vjetër e të re)

Për të analizuar efektin e këtyre dy gabimeve taktike të opozitës (së vjetër e të re), ndërtova një model simulacioni statistikor më votat zyrtare të secilit qark. Nga 1000 simulacione të këtij modeli statistikor, rezultoi se PS-ja do të merrte të paktën 8 mandate më pak se ç’mori, në qoftë se opozita (e vjetër dhe të re) nuk do ti kishin bërë dy gabimet e mësipërme taktike elektorale. Nga këto 8 mandate, do të përfitonte kryesisht opozita e re.

SHËNIM: 3 mandatet e PSD-së, mbeteshin të pandryshuara në secilin simulacion të modelit statistikor.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us