Dy shpërthime të fuqishme me lëndë piroteknike kanë krijuar panik mbrëmjen e sotme në qytetin e Sarandës, duke alarmuar banorët dhe vizitorët në zonë.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si “Plazhi i Ri”, ku menjëherë kanë ndërhyrë forcat e policisë.
Pas hetimeve paraprake, efektivët kanë identifikuar dhe ndaluar dy të rinj që dyshohet se kanë hedhur lëndë piroteknike me fuqi të lartë shpërthyese.
Të ndaluarit janë Ervis Ogici, 18 vjeç, lindur dhe banues në Sarandë dhe 17-vjeçari me iniciale K.K., 17, lindur në Kozani dhe banues në Korfuz të Greqisë.
Të dy janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Sarandës, ku ndaj tyre po kryhen veprimet procedurale për veprën penale “Prishje e rendit dhe qetësisë publike”.
Hetimet për ngjarjen vijojnë, ndërsa autoritetet po punojnë për të zbardhur të gjitha rrethanat e incidentit.