Dy të plagosur rëndë dhe një i vdekur mbrëmjen e sotme, aksidente dhe plagosje me thikë

Dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë dhe një tjetër ka humbur jetën në një hark kohor të shkurtër mbrëmjen e sotme në Vlorë, Korçë dhe Elbasan.

Një aksident i rëndë është regjistruar në Elbasan, në afërsi të fshatit Kcyk të njësisë Tregan. Aty makina ka përplasur një 55-vjeçar, banor i zonës, dhe është larguar nga vendngjarja duke e lënë atë të plagosur rëndë në rrugë.

Një aksident tjetër me vdekje ka ndodhur në Vlorë, në afërsi të Mifolit. Aty një makinë ka përplasur një këmbësor dhe si pasojë e goditjes së fortë ka humbur jetën. Drejtuesi i makinës është identifikuar si Blerim S.

Ndërsa në Korçë ka mbetur i plagosur rëndë me thikë një 26-vjeçar. I identifikuar si Konstantin Ziu, ai ka marrë plagë të rënda në pjesën e qafës dhe kokës dhe ndodhet në gjendje të rëndë në renaimacion ku po merr ndihmën e mjekëve.

Lajme të tjera |  Mbyllet sot fushata, Berisha nga selia e PD: Kjo do të jetë konferenca ime e fundit si kryetar opozite! Pas 12 Majit jemi maxhorancë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us