Dy të rinjtë vdiqën në aksident në Hungari, vijon drama e familjarëve, nuk tërheqin dot trupat

HUNGARI– Rruga për në vendlindje u ndërpre në mes, të enjten e 4 janarit për dy të rinjtë nga Kosova, Kushtrim Hoxha dhe Jetmir Rexhepi, të cilët humbën jetën në një aksident automobilistik në Hungari. Drama e familjarëve të viktImave bëhet edhe më e madhe pasi për shkak të procedurave të shtetit hungarez, ata nuk po mund të tërheqin trupat e të ndjerëve, ndërsa dyert e morit qëndrojnë të hapura në Prizren dhe Celina të Rahovecit.

Një nga familjarët e viktimave, Kastriot Hoxha (I afërmi i Kushtrim Hoxhës), shprehet se ende nuk ka një datë për kthimin e trupave në atdhe.

“Faleminderit që po e ndani dhimbjen me ne. Do jemi në kontakt dhe do t`ju informojmë me kohë”, shkruan në rrjetet sociale.

Dy shqiptarët ndodheshin bashkë në automjetin që u përplas me një kamion. Pas përplasjes mjeti u përfshi nga flakët. Kushtrim Hoxha, ndërroi jetë rrugës për në spital ndërsa Jetmir Rexhepi u dogj në mjet. Hoxha la pas një vajzë 4 muajshe. Shkaqet e aksidentit ende nuk janë bërë të qarta, ndërsa hetimet vijojnë.

Lajme të tjera |  Shpërthen debati në Maqedoninë e Veriut për rënien e popullsisë, Mickoski paralajmëron taksa për beqarët

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us