Dy ukrainaset u gjetën të vdekura nga shoqja e tyre në banesë, detaje nga ngjarja e rëndë në Tiranë!

Dy shtetase ukrainase janë gjetur të vdekura në banesë tek Rruga e Durrësit nga shoqja e tyre e dhomës mesditën e sotme.

Dyshohet se viktimat, Antonina Kozachenko dhe Anastasia Lopukhova nga Ukraina, kanë konsumuar mbidozë ilaçesh me përmbajtje lëndësh narkotike.

Trupat e tyre të pajetë janë gjetur nga shoqja e dhomës rreth orës 13:35 në banesën ku ishin akomoduar pranë zonës së Selvies.

“Më datë 10.05.2024, rreth orës 13:35, në Rrugën e Dibrës, në banesë, janë gjetur nga shoqja e tyre e dhomës, pa shenja jete shtetaset ukrainase A. K., 25 vjeçe dhe A. L., 40 vjeçe”, raportoi policia.

Dy ditë më parë vajzat kanë shkuar në një farmaci ku kanë kërkuar Xanax.

Lajme të tjera |  Edi Paloka: Si mund të kërkoni dorëheqjen e Berishës, ai e mori PD dhe e mbajti në krahë. Ne jemi fajtorë, jo ai

Farmacistja ka refuzuar t’ua shesë, çka ka tensionuar vajzat të cilat më pas edhe kanë kafshuar farmacisten në dorë.

Kjo e fundit ka denoncuar rastin në polici por autoritetet nuk i kishin lokalizuar dot.

Dy ditë më pas, pra sot, vajzat u gjetën pa jetë në banesë nga shoqja e tyre e dhomës.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us