Dyshimet për kontratën 6 milionë Dollarë të PD me kompaninë amerikane “Continental Stategy”, SPAK nis verifikimet

SPAK ka nisur verifikimet pas publikimit të kontratës së PD me kompaninë amerikane ‘Continental Strategy”, e zotëruar nga njerëz të afërt të Trump, për të lobuar pranë qeverisë amerikane për një periudhë dy vjeçare.

Shifra prej 6 milionë dollarësh e kësaj kontrate dhe burimi i të ardhurave të financuesve, po verifikohen nga SPAK.

Lëvizja e institucionit të drejtuar nga Altin Dumani, erdhi pas publikimit në media të kësaj kontrate, e cila sipas PD-së, është e sponsorizuar nga komuniteti shqiptaro-amerikan në New York nëpërmjet organizatës “Make Albania Great Again”.

Lajme të tjera |  Berisha mbron Belerin gjatë takimit me emigrantët në Selanik: Rama përdori truket e Sigurimit të Shtetit për t’i rrëmbyer mandatin

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us