Dyshja e Dinamos dhe një shkodran mbajnë lart “stekat”, njihuni me “top-10”-shen e lojtarëve më të shtrenjtë të Superiores

“Transfermarkt” ka përditësuar vlerën e lojtarëve ditën e sotme. Kështu lista e Superiores ka pësuar mjaft ndryshime, duke bërë që në podiumin e më të shtrenjtëve të Superiores të jenë lojtarë të tjerë.

Kështu futbollisti më i shtrenjtë në Superiore është Peter Itodo Mandela me 800 mijë euro, teksa pas tij vjen Baton Zabërgja me 700 mijë euro. Dyshja e Dinamos kryeson këtë listë, të cilët më pas ndiqen nga talenti i Vllaznisë, Kevin Dodaj.

Shkodrani ka vlerën e re 500 mijë euro. Ndërkohë pas tij vijnë Serxho Ujka dhe Fernando Medeiros me nga 450 mijë euro, duke plotësuar kështu “top-5”-shen.

Me 400 mijë euro vlerësohen 5 futbollistë, Dejvi Bregu, Arbenit Xhemajli, Esat Mala, Marcelino Preka dhe Dmitriy Podstrelov që ndodhet në vendin e 10-të.

Dyshja e Dinamos dhe një shkodran mbajnë lart “stekat”,

 

Lajme të tjera |  E TURPSHME/ Gazetari turk kërkon të ulë Ernest Muçin: Nëse do të isha president, do e hiqja për 5 milionë euro

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us