Dyshohet për atentat / Ky është 25-vjeçari që u gjet i vrarë brenda makinës në Lezhë (EMRI-FOTO)

Një 25-vjeçar është gjetur i pajetë pasditen e sotme në fshatin Balldre të Lezhës.

Viktima është identifikuar si shtetasi Romario Brunga, dhe është gjetur i pajetë brenda një makine tip “Benz”, me plagë të armës së zjarrit. Paraprakisht dyshohet se ai mund të jetë vrarë nga persona të paidentifikuar.

Në automjetin e viktimës është gjetur edhe një armë zjarri, teksa ende nuk është rrëzuar as pista e vetëvrasjes.

Forca të shumta të policisë kanë mbërritur tashmë në vendngjarje dhe kanë ngritur postblloqe në zonë.

Lajme të tjera |  Politika "ndan" edhe këngëtarët, Elvana dhe Noizy i japin ritëm PS, Stresi me grupin Burn ndezin atmosferën për demokratët

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us