Dyshohet se goditi një infermier në QSUT, arrestohet 23-vjeçari

Policia ka arrestuar një 23-vjeçar, i cili dyshohet se ka goditur një infermier në spitalin e QSUT-së ditën e djeshme.

I riu me iniciale A. Zh., banues në Tiranë, akuzohet për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin:
– A. Zh., 23 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”, pasi ditën e djeshme, në ambientet e spitalit “Nënë Tereza”, ka goditur për shkak të detyrës shtetasin A. N., me detyrë infermier pranë këtij spitali”, njoftoi policia.

Lajme të tjera |  Pse Berisha pasi humb zgjedhjet lyp qeveri teknike? Dashnor Sula: “Këngë” e vjetër, por këto beteja gjithmonë janë shuar!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us