Dyshohet se klononin karta krediti, duke vjedhur para në institucione financiare, arrestohen katër rumunë

Sektori i Krimeve Kibernetike ka vënë në pranga tre shtetas rumunë të cilët me anë të prodhimit të kartave të kreditit të klonuara, kartave të kreditit të vjedhura dhe duke dëmtuar bankomatë të ndryshëm, për të ndërhyrë më pas në sistemet e tyre kompjuterike, kanë vjedhur shuma të ndryshme monetare, në institucione të ndryshme financiare që operojnë në Tiranë.

Gjatë hetimeve të këtij operacioni policor, deklaroi në një konferencë për shtyp Drejtori i Policisë së Tiranës,  janë zbardhur dhe dokumentuar me prova ligjore  katër vjedhje të kësaj natyre dhe dy të tjera të mbetura në tentativë

“Finalizimi i operacionit policor të koduar “Goldish Axe”, gjatë të cilit u dokumentua ligjërisht veprimtaria kriminale e tre shtetasve rumunë, të cilët me anë të prodhimit të kartave të kreditit të klonuara, kartave të kreditit të vjedhura dhe duke dëmtuar bankomatë të ndryshëm, për të ndërhyrë më pas në sistemet e tyre kompjuterike, kanë vjedhur shuma të ndryshme monetare, në institucione të ndryshme financiare që operojnë në qytetin e Tiranës. Gjatë hetimeve të këtij operacioni policor, janë zbardhur dhe dokumentuar me prova ligjore katër vjedhje të kësaj natyre dhe dy të tjera të mbetura në tentativë. Vijon puna në bashkëpunim më Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe Zyrën e INTERPOL TIRANA, për kapjen e këtyre shtetasve”, tha Tonin Vocaj.

Lajme të tjera |  “Bankers i hëngri kokën Adriatik Llallës” - Ylli Manjani: Soros do blinte aksionet

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us