E-Albania 2 ditë jashtë funksionit! Shërbimi për qytetarët kthehet më 4 shkurt

Platforma qeveritare e E-Albania do të jetë përkohësisht jashtë funksionit. Shërbimi nuk do të jetë në funksion për 2 ditë dhe pritet që të rikthehet më datë 4 shkurt.

“Në kuadër të optimizimit të shërbimeve publike dhe infrastrukturave të tyre mbështetëse, bëjmë me dije qytetarëve dhe bizneseve se nga dita e premte më datë 2 shkurt, ora 20:00 deri ditën e diel më datë 4 shkurt ora 10:00 shërbimet që ofrohen në e-Albania di të jenë përkohësisht jashtë funksionit”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Në kuadër të optimizimit të shërbimeve publike dhe infrastrukturave të tyre mbështetëse, bëjmë me dije qytetarëve dhe bizneseve se nga dita e premte më datë 2 shkurt, ora 20:00 deri ditën e diel më datë 4 shkurt ora 10:00 shërbimet që ofrohen në e-Albania di të jenë përkohësisht jashtë funksionit.

Njoftojmë të gjithë qytetarët dhe bizneset se me rikthimin e shërbimeve online, identifikimi në e-Albania në vijim do të kryhet duke vendosur përveç kredenciale tuaja (NID/NIPT dhe fjalëkalimin) edhe kodin 6 shifror në numrin tuaj të telefonit në çdo rast identifikimi apo ndryshimi fjalëkalimi”, sqarohet në njoftimin e publikuar.

Lajme të tjera |  Humbi garën me Tabakun dhe mbeti jashtë Kuvendit, Alimehmeti: Do ketë analizë dhe llogari brenda PD

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us