Mungesa e rinovimit të Muriqit me Mallorcan ka shtuar akoma më shumë pikëpyetjet sa i takon të ardhmes së sulmuesit dardan. Për këtë temë ka folur së fundmi drejtori sportiv i ekipit spanjoll, Pablo Ortells.
“Muriqi është lojtar i rëndësishëm dhe është një shenjë e mirë që dëshiron të vazhdojë me ne. Do të ishim të kënaqur të vazhdojmë të llogarisim tek ai.
Ai ka kontratë të vlefshme dhe kur të vijë koha shpresojmë që palët të arrijnë marrëveshje dhe ai të vazhdojë në Mallorca.
Tregjet janë të pasigurta dhe ne nuk mund të parashikojmë të ardhmen. Të tre kanë kontrata dhe në këtë drejtim ne jemi të qetë. Asgjë nuk përjashtohet. Ata janë me ne dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë në verë”- tha ai.