E bëjnë fakt të kryer: Ofertë monstruoze, Inzagi lë Interin një ditë pas finales dhe firmos me…

Simone Inzagi do i japë lamtumirën Interit menjëherë pas finales së Ligës së Kampioneve. Lajmi i bujshëm është shpërndarë me shpejtësi në mediat e rëndësishme sportive europiane duke krijuar jo pak dyshime për të ardhmen e teknikut italian të Interit.

Burimi janë mediat në Arabinë Saudite, të cilat kanë treguar se një klub i ka bërë trajnerit një ofertë të parezistueshme për të drejtuar në kampionatin saudit që nga edicioni i ardhshëm. Ai që i ka mbushur mendjen Inzagit është presidenti i Al Hilal, Fahad Bin Sad Bin Nafel, i cili raportohet se është marrë personalisht me negociatat.

Al-Hilal shkarkoi Zhorge Zhezus nga drejtimi pas një sezoni ku nuk siguroi titullin kampion dhe presidenti i klubit është fiksuar me Inzagin, të cilin e ka piketuar prej kohësh. Bëhet e ditur se ai ka qenë që në muajin e kaluar në Milano për të kontaktuar teknikun dhe ka qëndruar disa ditë për të vendosur lidhjet e para me përfaqësuesit e tij. E vetmja gjë që u ka deklaruar bashkëpunëtorëve pas kthimit në shtëpi ishte se e cilësonte veten të kënaqur me atë që kishte arritur.

Lajme të tjera |  Igli Tare i përvishet punës te Milani pa zbarkuar ende, zgjedh trajnerin e ri te “Djalli”

Por tashmë, në mediat arabe, e më pas në ato kryesore europiane, qarkullon lajmi se Inzagi ka rënë dakord pasi i është propozuar një rrogë prej 20 milionë eurosh neto në sezon. Një shifër marramendëse që ka bërë trajnerin italian të ndryshojë mendje sa i përket qëndrimit te Interi.

Bëhet e ditur se ai ka pranuar dhe që në datën 1 qershor, pas finales së Ligës së Kampioneve, do të udhëtojë drejt Riadit për të firmosur me klubin ku do të vazhdojë karrierën. Tani mbetet të shihet si do të rrjedhin ngjarjet, por largimi i Inzagit do të sillte një tronditje jo të vogël në futbollin italian, duke detyruar Interin që të niste gjithçka nga e para me një trajner të ri.

Lajme të tjera |  Në Itali janë të sigurt, Jurgen Klopp i thotë “po” Romës

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us