E bëjnë të sigurt pas eliminimit në Champions, Real Madrid merr vendimin drastike për Carlo Ancelottin

Pankina e Carlo Anclottit është lëkundur ndjeshëm në orët e fundit pas eliminimit në Champions League. “Sky Sport.UK” thekson me bindje se trajneri italian nuk do e mbyll sezonin te Reali Madrid.

E gjithë kjo “katraurë” e ka zanafillën nga dështimi në Champions. Fakti që “Galaktikët” u mposhtën në të dyja ndeshjet karshi Arsenalit është tregues se klubi nga Madridi nuk ishte në lartësin e pritur ndaj rivalëve. Pasuesi më i përfolur gjatë këtyre ditëve për të marrë drejtimin e Realit është Jurgen Klopp, ndonëse asgjë nuk është zyrtare.

Anceltotti është në “timonin” e klubit në fjalë që nga viti 2021, ndërsa kontrata i skadonë në verën e vitit 2026. Mesatarja e pikëve në 226 ndeshje, pa përfshirë periudhën 2013-2015 përkon me 2.25 pikë. Ai ka fituar gjithçka të mundshme me skuadrën e Realit.

Lajme të tjera |  Lojtari i finaleve te Reali, merret vendimi për prezencën e Kylian Mbappe kundër Barcelonës në “Copa del Rey”

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us