Moises Caideo mund të largohet nga Chelsea gjatë merkatos verore që po vjen. Edhe pse kontrata e tij është e vlefshme deri në verën e vitit 2031, duket se londinezët do të heqin dorë nga mesfushori.
Në “skenë” janë futur milionat arabe, të cilat kanë joshur shumë futbollistë nga “Top 5” ligat e Evropës. Al Nassr ka nisur punën për të siguruar shërbimet e Caicedos, të cilin e sheh si përforcimin e duhur për repartin e mesfushës. Shuma që klubi arab pritet të ofrojë është mbi 100 milionë euro, e cila mund të tundojë Chelsean.
Kujtojmë se “Blutë e Londrës” e blenë mesfushorin 23-vjeçar në vitin 2023, për shumën e 116 milionë eurove. Ekuadoriani është kthyer në një pikë kyçe për ekipin, por nëse milionat arabe bindin Chelsean, ai do t’i thoshte “mirupafshim” kampionatit anglez.