E BUJSHME/ 30 mijë euro “cash”, Tirana synon yllin e Egnatias

Tirana duket se do të “shfrenohet” gjatë kësaj merkato verore. Klubi bardheblu kërkon që të “rindërtojë” ekipin, me qëllim synimin e objektivave madhorë sezonin e ardhshëm.

Kështu, mësohet se Tirana i ka vënë syrin mesfushorit të Egnatias, Arbin Zejnullait. Ky i fundit mund të largohet nga kampionët në fuqi, por ende nuk ka vendosur përfundimisht.

Në krahun tjetër, klubi bardheblu i ka ofruar Zejnullait 30 mijë euro “cash” në momentin e transferimit, ndërsa rroga e tij do të ishte 5 mijë euro në muaj. Ende nuk ka një përgjigje përfundimtare nga 26-vjeçari tetovar, i cili mesa duket po merr kohën e tij për të vendosur.

Kujtojmë se Zejnullai u bashkua me Egnatian në korrik të vitit 2022. Rrogozhinasit e morën mesfushorin falas nga Rabotnicki në Maqedoninë e Veriut.

Lajme të tjera |  Marco Reus “lobon” për Thomas Muller në MLS: Do doja shumë ta shikoja në SHBA

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us