E BUJSHME/ 38 milionë euro, tjetër ofertë nga Igli Tare për mesfushorin zikaltër

Igli Tare dhe Milan nuk e kanë ndërmend që të heqin dorë nga mesfushori shqiptar, Ardon Jashari. Futbollisti i zikaltërve të Club Brugge dëshiron vetëm “Djallin”, por pengesë po bëhet klubi belg.

Tashmë, Tare dhe klubi italian kanë dërguar një tjetër ofertë. Sipas ekspertit të merkatos Fabrizio Romano, Milani ka ofruar 33 milionë euro, plus 5 të tjera në formë bonusesh.

Pra totali i transferimit të Jasharit sipas ofertës së Milanit është 38 milionë euro. Tashmë vendimi përfundimtar i takon Club Brugge, pasi shqiptari dhe Milan kanë arritur akordin prej kohësh.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Do të sfidojë Leo Messin, mbrojtësi shqiptar prezantohet në klubin “kuqezi”

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us