E BUJSHME/ 55 ndeshje në krye të Al Ettifaq, Steven Gerrard merr vendimin drastik

Steven Gerrard nuk do të jetë më trajner i Al Ettifaq. Trajneri i njohur anglez ka vendosur që të mbyllë aventurën e tij në Arabinë Saudite dhe do të marrë me vete edhe stafin me të cilët ka punuar aty.

Pas 55 ndeshjesh në krye të arabëve, Gerrard ka vendosur që të ndërprerë bashkëpunimin. Edhe pse kontrata e tij përfundon në verën e vitit 2027, palët kanë rënë dakord që të prishin këtë marrëveshje.

Kujtojmë se karrierën e tij si trajner, 44 vjeçari anglez e ka nisur tek të rinjtë e Liverpool. Më pas, Gerrard drejtoi skuadra si Rangers në Skoci apo Aston Villa në Premier League.

Lajme të tjera |  Humbja me Interin nuk “kapërdihet”, klubi i Barcelonës merr vendimin DRASTIK para “El Clasico”-s

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us