E BUJSHME/ Andrea Anjeli kërkon të rimarrë Juventusin, në Itali shpërndahet lajmi i papritur për bardhezinjtë

Një lajm i papritur është shpërndarë sot në mediat italiane sa i përket Juventusit dhe nuk ka të bëjë me situatën që po kalon Tiago Mota në pankinën e bardhezinjve. Sipas “Corriere Dello Sport”, Andrea Anjeli, ish-presidenti i bardhezinjve, është gati të blejë klubin duke e marrë nga kompania e familjes Anjeli, “Exor”, e cila ka kuotat kontrolluese.

Gazeta italiane bën të ditur se Andrea Anjeli po synon të kthehet përsëri protagonist në futbollin e rëndësishëm, pas disa viteve larg tij si pasojë e dënimit që iu dha për çështjen e plusvalencave fiktive të klubit bardhezi. Duket e vështirë që ai të ketë personalisht fondet e mjaftueshme për të blerë klubin, i cili vlerësohet mbi 1,3 miliard euro, por nuk  përjashtohet mundësia që të ketë mbështetje nga investitorë amerikanë.

Lajme të tjera |  FOTO/ Nuk siguruan Superioren, por morën “dhuratë” nga FSHF, njihuni me stadiumin e ri të klubit të njohur

Megjithatë, për momentin zëdhënës të kompanisë “Exor” kanë cilësuar gjithçka të pabazuar mbi fakte reale, por pa përgënjeshtruar mundësinë e shitjes së klubit bardhezi te një pjesëtar i familjes, siç është Andrea Anjeli.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us