Rënia e ekipit të Empolit nga elita e futbollit italian ka bërë që Ardian Ismajli të shikojë opisione të tjera për sezonin e ri futbollistik. Me shumë gjasa mbrojtësi i Kombëtares nuk ka gjasa të rinovojë me Empolin, kontrat e cilit skadon këtë verë.
Janë shtuar zërat në mediat italiane se Ardiani është shumë pranë kalimit te klubi i Besiktas në Superligën turke. Nëse diçka e tillë ndodh, Ismajli do bashkohet me dy shqiptarët të tjerë te gjigantët tuq, Ernest Muçi dhe Milot Rashica.
Të tjerë opsione që po e “gjurmojnë” mbrojtësin kuqezi janë edhe dy ekipet elitare në Serie A, fjala është për Juventusin dhe Napolin. Por nga dy kampet në fjalë nuk ka lëvizje konkrete deri në këtë pikë. Nëse i referohemi edicionit që lamë pas, Ardian Ismajli numëron 31 ndeshje mes kampionatit italianë dhe Kupës, ndërsa kartoni i 28-vjeçarit vlen 6 milionë euro.