E BUJSHME/ Ardian Ismajlit i shtohet një shqiptar tek Empoli, klubi italian interes për talentin e Vllaznisë

Empoli është një klub jo i panjohur i Serie A, ku aktivizohet legjionari Ismajli. Mirëpo, në ekip lojtarit të Komëbtares mund t’i bashkohet një tjetër shqiptar.

Eugen Hebovija është futbollisti i cili po kalon një peirudhë prove në klubin toskan. Talenti kuqezi është ftuar nga italianët për t’u parë me imtësi nga data 3 deri më 5 shkurt. Në këto ditë, lojtari i ri do të ketë mundësi të bind blutë për aftësitë e tij.

Hebovija është pjesë e Vllaznisë. Ai momentalisht luan në zinxhirët e moshave dhe konkretisht në ekipin U-17 të shkodranëve. Eugeni është produkt i akademisë kuqeblu dhe me cilësitë që gëzon ka bërë që skautët t’i vihen pas.

Lajme të tjera |  Thomas Tuchel si Sylvinho, dërgon në tribunë 3 futbollistë

Së shpejti “kolonia” shqiptare mund të shtohet në klubin italian dhe një “yll” i ri i futbollit shqiptar mund të ketë shansin të dal në skenë në ligën italiane ku shumë shqiptarë kanë rënë në sy vitet e fundit.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us