E BUJSHME/ Asllani me ekip të ri? Jose Mourinho kërkon me ngulm shqiptarin

Fisnik Asllani po kalon një sezon mjaft të mirë. Sulmuesi shqiptar i cili është i huazuar nga Hoffenheim te Elversberg pritet të mbyllë aventurën e tij në Gjermani.

Sipas kompanisë së njohur të transferimeve dhe vlerave të lojtarëve, “Transfermarkt”, Asllani kërkohet nga 3 ekipe. Sporting Lisbona, Lille dhe Fenerbahce janë në “gjurmët” e shqiptarit.

Pikërisht këta të fundit, duke shtuar këtu edhe dëshirën e Jose Mourinhos janë në “pole position” për të fituar shërbimet e 22-vjeçarit.

Kujtojmë se këtë sezon me 27 paraqitje, Asllani ka shënuar 12 gola dhe ka asistuar në 5 të tjerë. Gjitahshtu, Fisnik Asllani ka edhe 5 ndeshje me përfaqësuesen A të Kosovës.

E BUJSHME/ Asllani me ekip të ri? Jose Mourinho kërkon me ngulm

©Credits “Transfermarkt”
Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Kombëtarja shqiptare do të luajë dy ndeshje miqësore në qershor

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us