Jurgen Klopp mund të drejtoj Brazilin. Sipas “Fichajes”, ish-trajneri i Liverpool ka shprehur disponueshmërinë e tij për të trajnuar kombëtaren braziliane, gjë që e liroi Dorivalin nga detyrat e tij javët e fundit.
Pasi i tha lamtumirë Liverpool-it në verë, Klopp ka vendosur të bëjë një pushim, pozicioni i tij ekzekutiv në grupin sportiv Red Bull nuk do të ishte në lartësinë e pritshmërive të tij, për këtë arsye ai ka menduar një rikthim në fushë, me kusht që të plotësohen disa kushte.
Për momentin Klopp nuk ka pasur ende kontakte me drejtorët e “Seleçaos”, por nuk përjashtohet që të ketë lajme në javët në vijim. Do të mbetet për t’u parë edhe pozicioni i Carlo Ancelottit, pasi trajneri gjerman mbetet një nga emrat në krye të listës së “Galaktikëve” për të zëvendësuar trajnerin italian.