E BUJSHME/ Dikur luante dhe shënonte me Partizanin, ish-sulmuesi i kuq fiton shkollën e Magjistraturës

Jurgen Vatnikaj prej 5 vitesh tashmë ka lënë futbollit, me ish-sulmuesin që po ndjek një rrugë të re në karrierën e tij. Ish-futbollisti i Partizanit është një prej fituesve të shkollës së Magjistraturës.

Siç dihet vite më parë, Vatnikaj ka marrë edhe licensën për avokat, teksa tashmë ka kaluar me sukses provimin për Magjistraturën.

29-vjeçari ka marrë 164 pikë në pjesën teorike, 89-të pikë në atë praktike, teksa gjithsej ka grumbulluar 253 pikë. Rezultatet këto që e kanë shpallur fitues, ku emri i tij ndodhet në listën e 22 gjyqtarëve dhe prokurorëve të rinj.

Kujtojmë se ish-futbollisti kryeqytetas në të kaluarën ka mbajtur veshur fanellën e Partizanit, duke shënuar gola vendimtar për të kuqtë. Madje ka gjetur rrugën e rrjetës edhe në derbi kundër Tiranës, ndërsa tashmë për të futbolli mbetet një pasion, pasi ka zgjedhur një tjetër rrugë në karrierën e tij.

Lajme të tjera |  STATISTIKAT/ Interi dërrmues në “San Siro”, Barcelona është “makineri” golash

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us