Christopher Nkunku me shumë mundësi do të largohet nga Chelsea gjatë merkatos së verës që po vjen. Sulmuesi francez nuk po gjen hapësirat që kërkon dhe në këto kushte dëshiron të ndryshojë ekip.
Një nga skuadrat që ka shprehur më shumë interes është Bayern Munich. Kampionët e Gjermanisë janë të gatshëm që ta marrin në ekip, për ta përdorur në sulm, qoftë në krahun e majtë apo pas Harry Kane.

Gjigantët gjermanë kanë gati rreth 50 milionë euro për të bidur Chelsean që të lërë të lirë lojtarin.
Vetë Nkunku nuk do ta refuzonte një kalim të tillë, pasi 27-vjeçari e pëlqen shumë idenë e rikthimit në Bundesligë. Kujtojmë se më parë, francezi ka mbajtur veshru fanellën e Paris Saint-Germain dhe Leipzig.