E BUJSHME/ Drejtuesit “dhuratë” trajnerit Edlir Tetova, Egnatia transferon sulmuesin e bardhebluve

Pasi fitoi titullin dytë në histori dhe të dytin radhazi, Egnatia po nis nga puna për të përforcuar ekipin. Rrogozhinasit e kanë nisur që tani merkaton.

Lojtari që pritet t’i bashkohet kampionëve në fuqi, është sulmuesi bardhebluve të Dritës së Gjilanit, Kastriot Selmani. Ky i fundit pritet të mbyllë aventurën e tij me kampionët e Kosovës, për të nisur një të re tek kampionët e Shqipërisë.

Sipas “Dueli Sportiv”, marrëveshja mes Egnatias dhe Selmanit është arritur. Po i njëjti burim bën me dije se Selmani ka qenë një dëshirë e drejpërdrejtë e trajnerit Edlir Tetova.

Lajme të tjera |  Dëshiron kalimin në Premier League, 2 ekipe angleze në garë për “objektivin” e Barcelonës

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us