E BUJSHME/ E çuditshme, por e vërtetë! Dy klubet e Superligës kontaktojnë Kevin De Bruyne

Kevin De Bruyne do të largohet nga Manchester City në fund të këtij sezoni. Mesfushori belg vendosi që të mos rinovonte kontratën me “Qytetarët” dhe në fund të sezonit do të largohet si lojtar i lirë.

Ofertat nuk kanë munguar nga SHBA, por e papritura vjen nga Turqia. Dy klubet e Superligës turke, Fenerbahce dhe Galatasaray kanë kontaktuar përfaqësuesit e mesfushorit belg.

Dy gjigantët e Turqisë kanë kërkuar më shumë informacion mbi një transferim të mundshëm të De Bruyne. Tashmë mbetet në dorën e 33-vjeçarit nëse do të vazhdojë në Europë apo do të tranfserohet në MLS.

Lajme të tjera |  PSG ka shansin të fitoi tripletën, Al-Khelaifi nuk ngopet me finalen: Duam Champions-in

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us