E BUJSHME/ E do Pelegrini, klubi spanjoll vendoset pas Kristjan Asllanit. Zbulohen detajet e para

Real Betis është pas Kristjan Asllanit në këtë merkato. Interesimi për mesfushorin shqiptar është raportuar nga mediat spanjolle dhe më pas ato italiane.

Asllani shikohet si pasues i Xhoni Kardozos, që pritet të firmosë me Altetiko Madrid. Për Asllanin duket opsion interesant La Liga, ndërsa Real Betis do të luajë edhe në Ligën e Europës.

Mbetet për t’u parë cila do të jetë shifra e ofruar për Interin. Asllani pati mundësinë e tij me trajnerin Kivu, megjithatë zikaltrit dështuan në Botërorin për klube.

Betis ka si trajner Manuel Pelegrinin, i cili duket se e ka aprovuar Asllanin. Nuk do të jetë operacion i lehtë, pasi Interi do të hiqte dorë nga shërbimet e mesfushorit shqiptar për më tepër se 10 milionë euro.

Lajme të tjera |  Dëmtimet, të lënët jashtë dhe risi, Egnatia publikon LISTËN për Champions League

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us