Struga është në kërkim të trajnerit të ri. Emri më i përfolur për klubin e Maqedonisë së Veriut është i Bledi Shkëmbit, që sipas “Sportmania” kërkohet nga drejtuesit.
Struga e mbylli kampionatin në vendin e katërt. Objektiv është rikthimi sërish në Europë dhe për këtë ndërtimi i skuadrës do vazhdojë nga trajneri.
Shkëmbi ia doli që të sigurojë mbijetesën me Tiranën përmes shumë vështirësive. Kujtojmë se bardheblutë janë aktualisht me pushime dhe vijojnë punën më 1 korrik.