E BUJSHME/ Flamurtari nën menaxhimin e gjigantëve turk, Sinan Idrizi arrin akordin paraprak

Flamurtari po punon shumë në të gjitha aspektet. Sinan Idrizi së fundmi ka takuar nga aafër presidentin e Galatasarayt, Dursun Özbek.

Palët kanë diskutuar mes tyre për një marrëveshje, e cila ka në fokus zhvillimin e klubit të Flamurtarit dhe shtrirjen e këtij bashkëpunimi edhe më gjërë. Nga sa mësohet është arritur një akord paraprak mes tyre.

Kjo do të thotë se Flamurtari do të vihen nën menaxhimin e menaxherve turk, të cilët do të japin sugjerimet e tyre për afrimet e lojtarëve. Ndërkohë gjithashtu do të hidhet edhe një sy nga akademia dhe përmirësimi i infrastrukturës.

Ende nuk dihet se kjo do të bëhet që në këtë sezon, apo duke nisur nga viti i ardhshëm. Gjithsesi Flamurtari këtë sezon do të luajë në Superiore dhe vlonjatët do të tentojnë të jenë protagonistë në elitë, ku do të synojnë të fitojnë trofe.

Lajme të tjera |  Lojtar i lirë në treg, Ardian Ismajli me ekip të ri? (FOTO)

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us