E BUJSHME/ Gati të braktisë zikaltërit, mesfushori shqiptar merr ofertë nga PSG

Ardon Jashari me shumë mundësi do të largohet nga Club Brugge për të nisur një aventurë të re në Ligue 1 franceze. Mesfushori shqiptar pritet të braktistë zikaltërit belgë, për kampionatin francez.

Është pikërisht gjiganti i Paris Saint-Germain, i cili është gati t’i bëjë ofertën Jasharit për t’u bashkuar me ta. Me shumë mundësi lojtari do të japë dritën jeshile, me topin që i kalon klubit belg.

Kujtojmë që Jashari është pjesë e Club Brugge që prej korrikut të vitit 2024, por është kthyer shumë shpejt në pikë kyçe. Gjatë këtij sezoni 22 vjeçari ka marrë pjesë në 47 ndeshje, duke shënuar 4 gola e asistuar në 6 të tjerë.

Lajme të tjera |  Nga gjysmëfinalja e Champions League në “Arenën Kombëtare”, arbitri polak gjykon supersfidën europiane para “Final Four”

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us