E BUJSHME/ Igli Tare diskuton për 5 milionë euro, mesfushori shqiptar pranë kalimit te Milan

Ardon Jashari pritet të jetë futbollisti më i ri i Milan. Mesfushori shqiptar ka vendosur që të mbyllë aventurën e tij me Club Brugge në Belgjikë, për të nisur një të re në Serie A.

Kërkesa e Brugge është 35 milionë euro, ndërsa deri më tani, klubi italian ka ofruar 30 milionë euro. Diferenca mes kërkesës dhe ofertës është 5 milionë euro, shifër e cila tani po diskutohet nga Igli Tare me drejtuesit e Brugge.

Kujtojmë se 22-vjeçari shqiptar bëri mjaft mirë në sezonin që lamë pas. Madje, Jashari u shpall edhe “Lojtari i Vitit” në Belgjikë, duke spikatur me talentin e tij.

Lajme të tjera |  Ndodheshin në listën e të larguarve, 2 futbollistë bindin Edi Martinin

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us