William Cordeiro pritet të jetë futbollisti më i ri i skuadrës së Besës së Kavajës. Sipas “Futbolli në Shqipëri”, sulmuesi brazilian dhe klubi i Kategorisë së Parë kanë arritur akordin.
Tashmë, pritet vetëm zyrtarizimi i ish-sulmuesit të Partizanit në Kavajë. Në krahun tjetër, klubi i Besës arrin kështu një transferim serioz dhe të bujshëm, pasi qëllimi në sezonin e ardhshëm është ngjitja në Superiore.
Kujtojmë se përgjatë dy viteve të fundit, 31-vjeçari braziliani ishte pjesë e Laçit. Me fanellën e kurbinasve, Cordeiro ka luajtur 64 ndeshje, duke shënuar 17 gola e asistuar në 3 të tjerë.