Galatasaray nuk duket se ka “frena” në këtë merkato që ka filluar me një bum. Kampionët turq tashmë kanë ide të qarta në kokë, me qëllim ndërtimin e një skuadre që mund të jetë konkurruese edhe përtej kufijve të thjeshtë kombëtarë. Kështu që ata janë hedhur në treg, duke mbyllur për mbërritjen e Leroy Sane nga Bayern Munich.
Sulmuesi gjerman do të mbërrijë në Stamboll pasi të përfundojë udhëtimin e tij me bavarezët në Kupën e Botës për Klube. Një operacion i madh, i cili megjithatë mund të mos jetë i vetmi i kësaj vere “përvëluese”. Sipas asaj që u raportua nga “A Bola”, një tjetër kampion i madh i futbollit evropian ka përfunduar në shënjestër: Bernardo Silva.
E lexuat mirë, lojtari sulmues i Manchester Cityt dhe ekipit kombëtar portugez. Ish-lojtari i Monacos do të jetë pa kontratë brenda një viti dhe për këtë arsye do të jetë e nevojshme të bëhen disa diskutime me Pep Guardiolën.