E BUJSHME/ Kombëtarja “fiket” para kualifikuesve të Botërorit, “ylli” kuqezi humbet dy ndeshjet e para

Kombëtarja shqiptare ka marrë një lajm të hidhur në prag të kualifikueseve të Botërorit 2026. Elseid Hysaj nuk do të jetë pjesë e grupit të Shqipërisë në dy ndeshjet e para, që do të zhvillohen në muajin mars.

Sipas raportimeve nga Italia, dëmtimi që Hysaj pësoi në fillim të shkurtit, rezulton të jetë serioz. Në krahun tjetër, tek klubi i Lazios nuk do të lejojnë rikthimin e shkodranit në fushën e lojës përpara ndeshjeve të Kombëtares shqiptare. Sipas tyre, 31-vjeçari kërkon akoma kohë që të riaftësohet dhe të kapë formën optimale.

Kujtojmë që Kombëtarja shqiptare do të zhvillojnë muajin e ardhshëm dy ndeshjet e para të kualifikueseve të Botërorit. Si fillim kuqezinjtë do të përballen me Anglinë në “Wembley” më 21 mars, ndërsa 3 ditë më vonë presin Andorrën në “Arenën Kombëtare” në Tiranë.

Lajme të tjera |  Milani TRONDITET pak ditë para finales, titullari i kuqezinjve lë fushën i dëmtuar

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us