E BUJSHME/ Kontaktohet nga vetë Edi Martini, Vllaznia kërkon të rikthejë në Superiore ish-in e Partizanit

Vllaznia ka nisur të mendojë që tani për merkaton e verës që po vjen. Klubi shkodran nuk dëshiron një tjetër dështim në Superiore, teksa organika po përgatitet për titullin kampion.

Së fundmi bëhet me dije, se Vllaznia po kërkon transferimin e Sherif Kallakut. Sipas mediave lokale në Shkodër, ish-mesfushori i Teutës, Partizanit dhe Tiranës është kontaktuar nga vetë trajneri, Edi Martini.

Megjithatë, ende nuk ka një përgjigje përfundimtare. Kujtojmë se mesfushori 27-vjeçar aktualisht aktivizohet ne Sepsi në Rumani. Këtë sezon, Kallaku ka shënuar një gol dhe dhuruar një asist në 30 ndeshje që ka marrë pjesë.

Lajme të tjera |  VIDEO/ Momente frike në MMA, 26-vjeçari shqiptar humb ndjenjat dhe nxirret nga ringu me barelë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us