E BUJSHME/ Kristjan Asllani drejt La Liga! Klubi elitar e do në ekip, Inter i vendos çmimin

Kristjan Asllani drejt La Liga. Ky është lajmi i bujshëm që po bën xhiron në mediat italiane së fundmi. Është pikërisht klubi i Real Betis, i cili dëshiron shërbimet e mesfushorit elbasanas.

Real Betis kërkon të zëvendësojë Johnny Cardoso, i cili pritet të firmosë me Atletico Madrid. Asllani shihet si i duhuri nga drejtuesit e Betis, por edhe nga trajneri i spanjollëve, Manuel Pellegrini.

Megjithatë, nuk do të jetë aspak e lehtë për t’i rrëmbyer 22-vjeçarin shqiptar Interit. Këta të fundit kërkojnë të paktën 15 milionë euro për të lënë të lirë Asllanin.

Lajme të tjera |  Kristjan Asllani bëhet çështje te Interi, bordi merr “masën ekstreme”

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us