E BUJSHME/ Leroy Sane refuzoi ofertën “faraonike” nga Arabia

Rinovimi i Leroy Sanes me Bayern Munich nuk është ende përfundimtare, siç konfirmoi edhe drejtori sportiv Max Eberl pas fitores 3-0 në shtëpi kundër Mainz të shtunën. Megjithatë, kanë mbetur vetëm disa hapa për të arritur një akord të plotë.

Sipas informacioneve të raportuara nga “Sky Sports DE”, Bayern dhe Sane synojnë të vazhdojnë negociatat në një deri në dy javët e ardhshme për të nënshkruar një kontratë deri në vitin 2028. Mbeten për t’u zgjidhur vetëm disa detaje në lidhje me strukturën e kontratës, por nuk ka më dyshime për të ardhmen e tij në Bayern.

Angazhimi i ndërsjellë mes dy palëve është shumë i madh. Bayern dëshiron të vazhdojë me Sané, dhe trajneri Vincent Kompany gjithashtu ka bërë presion nga brenda për ta mbajtur atë. Lojtari ka theksuar shpesh edhe publikisht se dëshiron të qëndrojë në Mynih, por ajo që bie në sy është “jo” që i tha së fundmi një oferte faraonike nga Arabia.

Lajme të tjera |  Ancelotti e mbyll me Realin, gati për aventurën e re. Kush pritet si pasues

Në fakt, Al-Ittihad i Benzemas , duke luajtur në Ligën Pro Saudite, thuhet se i ofroi atij një kontratë katërvjeçare me vlerë 100 milionë euro neto, më saktë, 25 milionë në sezon. Megjithatë, Sane e refuzoi “ftesën” për t’u transferuar në Lindjen e Mesme, kryesisht sepse ai nuk mendon se koha e tij në Mynih ka mbaruar.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us