E BUJSHME/ Lideri i sulmit largohet nga Skënderbeu, gati kalimi te klubi që ka fituar 22 trofe

Ardit Nikaj do të largohet nga Skënderbeu këtë merkato verore. Sulmuesi shkodran ka vendosur që të mbyllë aventurën e tij në Korçë, për të nisur një të re në futbollin polak.

Futbollisti 23-vjeçar do të bashkohet me Wisla Krakow, ekip që militon në ligën e parë polake. Si fillim, Nikaj do të jetë pjesë e tyre në formë huazimi dhe në rast se klubi që ka fituar 22 trofe, bindet, do  të kemi blerje përfundimtare.

Kujtojmë se Nikaj është një “prodhim” i Vllaznisë, teksa është aktivizuar me të gjithë ekipet e moshave. Në vitin 2021, ai u largua nga Vllaznia U19, për t’u bashkuar me Skënderbeun, tek të cilët u kthye në lider

Lajme të tjera |  E konfirmuar! Zgjedhje e çuditshme për futbollistin e Kombëtares, ndryshon formula e largimit

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us