E BUJSHME/ Maurizio Sarri i rikthehet punës, firmos për dy vite me “gjigantin” italian

Maurizio Sarri do t’i rikthehet punës si trajner. Tashmë gjithçka është e kryer dhe pritet vetëm zyrtarizimi i 66-vjeçarit në pankinën e Lazios, të cilët i besojnë ish-trajnerit të tyre.

Sipas mediave italiane, Sarri do të firmosë me Lazion një kontratë 2-vjeçare, pra të vlefshme deri në vitin 2027. Ndërkohë që kontrata përmban edhe opsionin e rinovimit edhe për një tjetër vit.

Kujtojmë se skuadra e fundit që trajneri italian drejtoi ishte pikërisht Lazio. Ai ishte në pankinën e kryeqytetasve nga korriku i 2021-shit, deri në mars të vitit 2024.

Lajme të tjera |  FOTO/ Është lënë jashtë nga Sylvinho, futbollisti i Kombëtares ka një mesazh para duelit me Serbinë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us