E BUJSHME/ Ndeshja e fundit e trukuar? Federata nis HETIMET, vjen reagimi nga klubi

Ekipi shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Bashkimi ia doli që të triumfonte në ndeshjen e fundit në transfertë përballë Kozuf Gevgelija. Kjo sfidë përfundoi 1-2 në favor të shqiptarëve.

Klubi nga Kumanova po tenton rikthimin në elitë, teksa momentalisht mbanë vendin e 3-të në tabelë. Megjithatë, fitorja e fundit i ka futur në “ujëra” të turbullta. Kjo për shkak se Federata Maqedonase e Futbollit ka nisur hetimet për trukim në atë ndeshje.

Mirëpo, i menjëhershëm ka qenë reagimi i klubit shqiptar.

Reagimi i klubit të Bashkimit:

Ne kemi luajtur me gjithë shpirt dhe jemi munduar deri në fund për të fituar.
Ne shkuam aty për të fituar dhe djemtë tanë dhanë gjithçka për të mbrojtur nderin e ekipit.
Nuk duam të jemi viktima të intrigave të jashtme që po luajnë kundër nesh, dhe, nëse ka ndonjë provë që tregon se ne kemi bërë ndonjë marrëveshje të paligjshme, jemi të gatshëm të pranojmë ndëshkimet, por Bashkimi nuk ka blerë dhe as ka shitur ndeshje.
Me respekt, KF Bashkimi.

Lajme të tjera |  Grushti ndaj Tefik Osmanit, DISIPLINA merr VENDIMIN për presidentin e Dinamos, e pëson edhe Ilir Daja

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us