Zhvillime interesante vijnë nga merkatoja. Interi ka hedhur “grepat” për mesfushorin italian, Nikolo Rovela.
Sipas gazetarit Oracio Akomandos, nënkampionët e Serisë A kanë bërë një ofertë zyrtare për Rovelën. Ai bën me dije se drejtuesit e Interit kanë ofruar Kristjan Asllanin dhe një kompensim financiar për të siguruar shërbimet e 23-vjeçarit. Megjithatë, përgjigja nga ana e Lacios ka qenë negative. Gjithsesi në ditët në vijim pritet të ketë një tentive të re të zikaltërve për mesfushorin.
Vlen të theksohet fakti se Rovela, aktualisht është i huazuar te Lacio nga Juventusi.